RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Merz: Evropa të jetë më e pavarur strategjikisht nga SHBA

merz:-evropa-te-jete-me-e-pavarur-strategjikisht-nga-shba

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Evropa duhet të bëhet më strategjikisht e pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke paralajmëruar kundër rrezikut që kontinenti të lihet mënjanë në një rend botëror që po ndryshon.

Duke folur gjatë një takimi për fushatën zgjedhore lokale në landin e Baden-Württembergut, Merz tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po largohen nga një rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla dhe po lëvizin drejt një qasjeje më të bazuar në forcë.

“Ne nuk duhet të fusim kokën në rërë ose të përpiqemi të mbijetojmë në ndonjë qoshe”, tha Merz.

“Kjo lloj llogaritjeje nuk funksionon”, theksoi ai.

“Për t’u respektuar, Gjermania duhet të mësojë të mbrojë interesat e saj”, shtoi Merz.

Related posts

SHBA dështoi ta mbronte: shteti që vendos t’i bëhet mburrojë Arabisë Saudite

Irfan Jahiu

OKB: Ngadalësimi ekonomik do t’i shtyjë punëtorët në punë më të këqija

admin

Zonja e parë e Turqisë viziton pacientët pediatrik të transferuar nga Gaza

Muhamet Ramadani