RTV AHIRETI
Lajme

Mes 4 djemve të vrarë në luftë, Sheremet Sejdiu: Nuk gjeta rrugë tjetër, iu pshteta Zotit

mes-4-djemve-te-vrare-ne-lufte,-sheremet-sejdiu:-nuk-gjeta-rruge-tjeter,-iu-pshteta-zotit

Shermet Sejdiu është një prej shumë prindërve kosovarë që lufta ia ka marrë më të dashurit. Fotografia e tij në mes të katër djemve të tij të vrarë e të masakruar nga forcat serbe është dëshmi e dhimbjes së madhe dhe çmimit të shtrenjtë që populli i Kosovës ka paguar për liri.

Sheremet Sejdiu, në një rrëfim për FRONTAL ka treguar për ngjarjen tragjike të para 26 viteve, që ia mori 4 djemtë e tij.

Ai ka thënë se s’ka qenë e lehtë as për të si prind, e as për Kosovën ajo çfarë ka ndodhur në Qirez dhe Likoshan në vitin 1998.

“4 të vramë, so e lehtë, është e ranë. Është e ranë për Kosovën”, ka thënë ai.

Në një moment gjatë intervistës ai ka rrëfyer për momentin kur ka qëndruar në shtëpinë e tij në mes të 4 djemëve të tij të vrarë.

Sheremet Sejdiu thotë se pas një tragjedie të tillë s’kishte rrugë tjetër përveç mbështetjes tek Zoti. Ai ka treguar se si është munduar të gjej forcën për të ecë përpara.

“Jam ardhë qetu, janë kanë 4 qetu në odë. E pashë që janë vra. Nuk gjeta rrugë tjetër, iu pshteta Zotit, e thojsha në mujsha me i rujt tjerët që janë gjallë, nashta më shohin që unë po qëndroj, e qëndrojnë të tanë.Zoti më ndihmoi, na rujti neve”, ka thënë ai.

Për fotografinë thotë se ende nuk e di kush ka qenë autori i asaj fotografie, përveç që thotë se ka qenë me profesion gazetar.

“Qaty i kam pa. U kanë një gazetar. Kurrë nuk e di kush më ka qitë”, rrëfen ai.

Related posts

Shefi i OKB-së: Populli i Gazës po duron një shkatërrim në një masë pa paralele në historinë e fundit

admin

Netanyahu për sulmet ndaj Gazës: Ky është vetëm fillimi

admin

Forcat izraelite hapin zjarr ndaj turmës që po priste në radhë për ushqim, 104 të vdekur në Gaza

admin