RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mësimdhënësit kanë votuar pro pezullimit të grevës

mesimdhenesit-kane-votuar-pro-pezullimit-te-greves

Shumica e anëtarësisë së SBASHK-ut ka votuar pro pezullimit të grevës në arsim. Nesër pritet të merret vendimi për pezullimi i grevës së përgjithshme në sektorin publik.

Sipas burimeve të Tëvë1, 55 për qind e anëtarëve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) janë për ta pezulluar grevën deri në janar, kurse 45 për qind janë deklaruar për vazhdim të saj.

Pezullimi i grevës së përgjithshme pritet të bëhet nesër nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në nivel të të gjitha sindikatave.

Kujtojmë se greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht. SBASHK-u ka kërkuar shtesa 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga. Por Qeveria i ka ofruar 50 euro në kuadër të Pakos Anti-inflacion.

Related posts

Von der Leyen bën thirrje për “veprim të menjëhershëm” në lidhje me migracionin

admin

Britania e Madhe ka nevojë për punëtorë, zbut rregullat e migracionit Britania e Madhe ka nevojë për punëtorë, zbut rregullat e migracionit

admin

Spasovski: Edhe kërcënimet e sotme me bombë janë shembull klasik i kërcënimit hibrid

admin