RTV AHIRETI
Lajme

Mickoski: Kemi marrëveshje xhentëlmene që Mexhiti të jetë zv. kryeministër i parë

mickoski:-kemi-marreveshje-xhentelmene-qe-mexhiti-te-jete-zv.-kryeminister-i-pare

Sipas marrëveshjes xhentëlmene në koalicionin qeveritar, Izet Mexhiti do të jetë zv. kryeministër i parë i Qeverisë, konfirmoi sot kryeministri Hristian Mickoski

“Sipas ligjit që është në fuqi, Qeveria apo kryeministri ka zëvendës, ndërsa marrëveshjen që kemi brenda koalicionit është që të ketë zëvendëskryeministër të parë dhe ai do të jetë Izet Mexhiti. Por kjo është jashtë ligjit. Ligji thotë apo nënkupton vetëm zëvendës të kryetarit të Qeverisë. Ajo që deri tani është bërë në të egër dhe joligjore, nuk do të jetë praktikë në punën e kësaj Qeverie.

Por, po, marrëveshja xhentëlmene në kuadër të koalicionit tonë dhe funksionimit tonë është i tillë”, tha Mickoski i cili sot mori pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës fillore në Draçevë.

Zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e kaluar ka qenë Artan Grubi nga BDI, ndërsa për herë të parë ai është emëruar zëvendëskryeministër i Qeverisë më 20 gusht 2020 në Qeverinë e Zoran Zaevit.

The post Mickoski: Kemi marrëveshje xhentëlmene që Mexhiti të jetë zv. kryeministër i parë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Erdoğan: Ndërhyrja e forcave paqeruajtëse të OKB-së në ndërtimin e rrugëve të Qipros Veriore është “e papranueshme”

admin

Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Moldavi, takim simbolik në vendin kufitar me Ukrainën

rezart morina

Mbi 6 milionë tonë drithëra janë eksportuar nga Ukraina që nga muaji gusht

admin