RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mickoski shpall fitoren e zgjedhjeve: Ia arritëm, fitoi Maqedonia

mickoski-shpall-fitoren-e-zgjedhjeve:-ia-arritem,-fitoi-maqedonia

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në konferencë për media, tha se kemi arritur të shënojmë fitore në këto zgjedhje.
“Maqedonia fitoi. Fitore historike e popullit, e cila është e maqedonasve, shqiptarëve, romëve, vllehve, turqve… U rrëzua Qeveria në Maqedoni. Ka arsye për këtë. Krimi, korrupsioni, nepotizmi, edhe 100 pasoja të tjera që bën që shteti të vuaj dhe populli. Sonte më në fund kanë humbur”, u shpreh Mickoski, raporton SHENJA.
Ai tha se janë të fituar tradhtitë, edhe ato 100 njerëz të BDI-së dhe LSDM-së, që mendonin s e e posedojnë shtetin për të gjithë ata do të ketë përgjegjësi.
“Ka humbur edhe bojkoti i BDI-së. Kjo, fitores tonë i jep kënaqësi më tepër. BDI tregoi se më së paku brengoset për Maqedoninë, dhe në fund bojkotuan vet veten. E kanë kohën që të shkojnë në opozitë së bashku me LSDM-në”, tha Mickoski.
Micksoki tha se në 100 ditë e para do të ketë lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë. /shenja/aa

Related posts

Java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë

admin6

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë mbledhje urgjente për vr’asjen e shefit të Ha’masit në Teheran

rezart morina

Zelensky ndryshon agjendën për ditët në vijim

RTI