RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra banesa të përmbytura në Rusinë lindore pas tajfunit “Khanun”

mijera-banesa-te-permbytura-ne-rusine-lindore-pas-tajfunit-“khanun”

Mijëra banesa janë prekur nga përmbytjet pasi ntajfun që goditi Rusinë lindore.

“Mbi 4 300 shtëpi në 16 fshatra, 5,600 prona dhe 43 seksione rrugore janë ende nën ujë në rajonin e Primorsky Krai”, sipas agjencisë së mbrojtjes civile.

Njëzet e tetë fshatra u prekën nga përmbytjet.

Deri më tani nuk janë raportuar të vdekur. Më shumë se 2 000 banorë janë evakuuar.

Në ditët e fundit, rajoni në lindjen e largët të Rusisë, i cili kufizohet me Kinën, është prekur nga tajfuni “Khanun”, i cili goditi edhe Japoninë.

Zonat bregdetare të Primorsky Krai kufizohen me Detin e Japonisë ose Detin Lindor.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall pas përmbytjeve të rënda të shkaktuara nga një shperthim i digës pranë qytetit Spassk-Dalny dhe shirave të dendur pas tajfunit.

“Uji rreth Spassk-Dalny, ka nisur të tërhiqet ngadalë”, sipas administratës rajonale.

Pas ndërprerjes së funksionimit të disa stacioneve të transformatorëve për shkak të përmbytjeve, shumë familje kanë mbetur pa energji elektrike.

“Pranë qytetit të Ussuriyskut, pika kufitare me Kinën u dëmtua rëndë”, sipas gazetës lokale. /atsh

Related posts

OBSH: Më shumë se 300 vdekje nga kolera janë raportuar në Sudan

admin

Qeveria liston shkeljet që Serbia ia ka bërë marrëveshjes: Asnjë masë nga BE-ja s’është marrë ndaj tyre

RTI

Osmani për tensionet në veri: Vuçiq është bosi i bandave kriminale

rezart morina