RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra palestinezë protestuan kundër bastisjeve në Nablus ku forcat izraelite vranë 11 persona

mijera-palestineze-protestuan-kunder-bastisjeve-ne-nablus-ku-forcat-izraelite-vrane-11-persona

Mijëra palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Gaza protestuan kundër bastisjeve në qytetin Nablus, në të cilin forcat izraelite vranë 11 persona, raporton Anadolu.

Mijëra persona u mblodhën në orët e para të mëngjesit në sheshet në Bregun Perëndimor dhe në Gaza me thirrjen e grupit të cilët e emërtojnë veten si “Strofulla e Luanëve” në Palestinë.

Protestat u mbajtën në Ramallah, Silwan, Nabi Saleh, Nablus, Jenin, Tulkarm, Qalqilya në Bregun Perëndimor nën pushtim, ndërsa në Rripin e Gazës nën bllokadë u mbajtën në qendrën e qytetit të Gazës dhe në kampin e refugjatëve Jabalia.

Demonstruesit protestuan kundër vrasjes së 11 palestinezëve dhe kundër bastisjeve të forcave izraelite në Nablus si dhe kërkuan nga grupet e armatosura palestineze që të japin kundërpërgjigje ndaj sulmit.

Dhjetëra të rinj në rajonin Nabi Saleh marshuan drejt pikës së kontrollit ushtarak të Izraelit. Forcat izraelite ndërhynë me bomba gazi ndaj protestuesve ndërsa nga gazi u prekën disa persona.

Në një deklaratë me shkrim të bërë në të njëjtën kohë me protestat nga grupi “Strofulla e Luanëve”, u theksua se grupet palestineze janë përgatitur për t‘i dhënë kundërpërgjigje Izraelit.

– Masakra e ushtrisë izraelite në Nablus

Forcat izraelite më 22 shkurt kryen bastisje në disa pika në qytetin Nablus i cili ndodhet në veri të Bregut Perëndimor nën pushtim.

Ushtarët izraelitë të cilët rrethuan një shtëpi në zonën historike të Qytetit të Vjetër në Nablus, ndërhynë me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve që protestuan kundër bastisjeve, ku si pasojë u vranë 11 palestinezë, përfshirë një fëmijë, dy të moshuar si dhe u plagosën mbi 100 palestinezë të tjerë, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave zyrtare të Palestinës, që nga fillimi i vitit 65 palestinezë, përfshirë 13 fëmijë janë vrarë në territoret nën pushtim si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtria izraelite dhe kolonët hebrenj.

Related posts

Kovaçevski: Përfundimi i negociatave me BE-në deri në vitin 2030, objektiv i Maqedonisë së Veriut

admin

24 mijë nxënës i nënshtrohen këtë vit testit të arritshmërisë, ja datat kur do të mbahen

admin

Gjermanët të nervozuar pasi Turqia po do ta regjistrojë donerin si “produkt tradicional turk”

rezart morina