RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në mars takim trepalësh mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës

ne-mars-takim-trepalesh-mes-turqise,-suedise-dhe-finlandes

Proces i anëtarësimit të Suedisë në NATO ka ngecur për shkak se Turqia nuk ka pranuar të vazhdojë me këtë procedurë në kohë kur libri i shenjtë i myslimanëve Kurani digjet publikisht në Suedi.

Turqia, Finlanda dhe Suedia do të mbajnë një takim për të diskutuar anëtarësimin në NATO të dy vendeve nordike në mars, njoftoi së fundmi shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

Jens Stoltenberg foli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas dhe presidentin e Komisionit Evropian von der Leyen në Talin, Estoni.

Stoltenberg tha se ai “pati diskutime të mira me Presidentin (Recep Tayyip) Erdoğan” gjatë vizitës së tij në Ankara javën e kaluar.

“Ne ramë dakord për të rifilluar bisedimet dhe për të thirrur një takim trepalësh midis Finlandës, Suedisë dhe Turqisë në selinë e NATO-s në mes të marsit nën kujdesin tim,” shpjegoi ai.

Palët do të diskutojnë “si të përfundojë procesi i anëtarësimit” të të dyja shteteve.

Stoltenberg mirëpriti gjithashtu që parlamenti hungarez do të fillojë procesin për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të dy vendeve javën e ardhshme.

Related posts

Kurti: Asnjëherë nuk kam shtrënguar duart me Vuçiqin

admin

27 vjet nga rënia heroike e Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxhës

admin

Inflacioni në Eurozonë bie në 9.2 për qind

admin