RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra persona marshuan në Venezuelë në mbështetje të Maduros

mijera-persona-marshuan-ne-venezuele-ne-mbeshtetje-te-maduros

Në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, mijëra persona dolën në rrugë për të shprehur mbështetje për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili u ndalua nga SHBA-ja përmes një ndërhyrjeje ushtarake, raporton Anadolu.

Në qendrën e qytetit Karakas, mijëra persona zhvilluan një protestë nën emrin “Marshi i Madh për Venezuelën”, për të dënuar operacionin ushtarak që SHBA-ja kreu pas mesnatës të së shtunës, gjatë të cilit u rrëmbyen presidenti Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores.

Mbështetësit e Maduros, duke mbajtur pankarta kundër ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së dhe ndalimit të presidentit të tyre, brohoritën slogane si: “Venezuela po reziston me vendosmëri”, “Duam (Maduron) ta ktheni”, “Ktheni presidentin tonë të klasës punëtore”, “Sovraniteti nuk është objekt negociatash” dhe “Jemi gjithmonë besnikë ndaj Maduros”.

Duke folur për mediat venezuelase, një protestues tha: “Kërkojmë respekt për sovranitetin tonë dhe kthimin e presidentit tonë Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores”.

Protesta në mbështetje të Maduros u zhvilluan edhe jashtë Venezuelës, në disa vende të Amerikës Latine si në Kubë dhe Kolumbi, si dhe në vende evropiane si Spanja.

Nga ana tjetër, në vende të ndryshme të botës u mbajtën edhe protesta nga opozitarë venezuelas dhe grupe të krahut të djathtë që festuan ndërhyrjen e SHBA-së.

Related posts

Netanyahu: Paqja me Arabinë Saudite mund të përshpejtojë përfundimin e konfliktit arabo-izraelit

admin

Anulohet hetimi ndaj kreut të Rezervës Federale amerikane, Jerome Powell! Gjykatësi: Nuk u paraqit asnjë provë që ka kryer shkelje

admin

Tjetër aksion në veri të Mitrovicës, zbulohen municion luftarak e granata në një banesë të braktisur në Zveçan

admin