RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra të evakuuar pas përmbytjeve në Kinë

mijera-te-evakuuar-pas-permbytjeve-ne-kine

Qindra-mijëra persona në jug-lindje të Kinës janë evakuuar pas reshjeve të mëdha të shiut të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut.

Dy provinca kanë pasur përmbytje shumë të mëdha pasi lumenjtë u tejmbushën dhe nivelet e përmbytjeve arritën nivelin më të lartë në 50 vjetet e fundit.

Videot të cilat u transmetuan në mediat shtetërore treguan vetura duke lundruar nëpër rrugë dhe njerëz duke shpëtuar me litarë nëpër lumenjë.

Zona ka pasur reshjet më të mëdha të shiut që nga viti 1961, kanë thënë zyrtarët e motit.

Banorëve të komuniteteve që jetojnë përgjatë brigjeve të lumenjve dhe në lagjet e ulëta u është kërkuar të lëvizin nëpër pjesë të tokave më të larta, shkruan BBC.

Qyteti i Shaoguanit në provincën Guangdond ka qenë një nga më të prekur, duke bërë që zyrtarët të ngrenë alarmin për përmbytjet në nivelin më të lartë pasi qyteti regjistroi reshje rekord që nga fundi i majit. Një alarm i ngjashëm u vendos për qytetin Qingyan të Guangdongut.

Në pellgun e ulët Pearl, i cili rrethon Guangdongun dhe Guangxin, shiu ka ndërprerë zinxhirët e furnizimit, prodhimi dhe transporti tashmë janë vënë në masa të rrepta anti-COVID-.

Ndërkohë në provincën Jiangxi në Kinën veri-lindore, autoritetet ngritën një paralajmërim për përmbytje pasi u prekën 485.000 njerëz në nëntë rrethe, sipas Xinhua News.

Xinhua ka raportuar se kjo pjesë ka pasur dëme ekonomike në vlerë prej 70.2 milionë dollarësh.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se situata do të përkeqësohet ditëve të ardhshme. /koha

Related posts

Gjermania ashpërson rregullat për emigrantët, i pajis me një kartë të veçantë debiti! Ja për çfarë do shërbejë

admin

Tradita e Ramazanit në Kuds, sofrat e iftarit në Mesxhid al-Aksa – VIDEO

rezart morina

Netanyahu: Shpresoj në lajme të mira për shkëmbimin e pengjeve

admin