RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Miku i Izraelit, vizitë te “streha” e Hamasit

miku-i-izraelit,-vizite-te-“streha”-e-hamasit

Kryeministri Rama ndodhet në Katar për një vizitë, duke shkruar pas pritjes që iu bë në Doha:

“Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”.

Në terma gjeopolitikë, ai ndodhet në “strehën” e Hamasit, shtetin që u godit muaj më parë nga Izraeli, me shënjestër krerë të Rezistencës palestineze që ishin në bisedime diplomatike për ndalimin e luftës në Gaza.

Ahere, nga qeveria shqiptare nuk pati asnjë reagim, pra asnjë deklaratë korteziale ku të dënohej sulmi i pabesë dhe i poshtër izraelit.

Dhe kujtojmë se Katari është ndër ato vende arabe me kontribute të mëdha për Shqipërinë, që ndryshe nga Izraeli nuk e ka me kushtëzime miqësinë që ofron. Kjo vizitë e radhës e Ramës në këtë vend e tregon këtë. Një vizitë e ngjashme në Izraeli, siç ka ndodhur kohë më parë, do e detyronte që të thoshte gjëra të poshtra që një shtet i poshtër i kushtëzon në partneritetet që ndërton. /tesheshi

Related posts

Deputetja britanike: Të gjithë ata që e kanë nisur këtë sulm do japin llogari dhe do dalin para drejtësisë

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite vazhdon sulmet në Rripin e Gazës pavarësisht armëpushimit

admin

Ushtria ukrainase: Kemi trefishuar kontrollin mbi territore

admin