RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Miljkoviq pranon fajësinë për sulmet ndaj KFOR-it – dënohet me dy vite burgim e gjobë me mijëra euro

miljkoviq-pranon-fajesine-per-sulmet-ndaj-kfor-it-–-denohet-me-dy-vite-burgim-e-gjobe-me-mijera-euro

Është arritur marrëveshja për pranimin e fajësisë mes Prokurorisë Speciale dhe Ljubisa Miljkoviqit, i akuzuar për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj 2023.

Në seancën fillestare, prokurori i rastit lexoi aktakuzën, e cila e ngarkon Miljkoviqin me dy vepra penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Pjesëmarrje në turmë, ku kryhen vepra penale dhe huliganizëm”.

Për veprën e parë, Miljkoviq u dënua me dy vite burgim, ndërsa për veprën e dytë me gjashtë muaj burgim, dënim i cili i zëvendësohet me një gjobë prej 14 mijë euro.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se i pandehuri, në koordinim me persona të tjerë, kishte marrë pjesë në veprime të dhunshme që kishin për synim pengimin e vendosjes së rendit kushtetues në Kosovë.

“I pandehuri në kooridinim dhe bashkëkryerje me persona të tjerë ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale që përmes dhunës kanë penguar vendosjen e rendit kushtetues në Kosovë. I pandehuri kishte filluar të ushtronte dhunë të pankontrolluar me mjete të forta e armë zjarri ku seriozisht u lënduan disa zyrtarë të KFOR-it shkaktuan dëme materiale, dëmtim të veturave zyrtare, lëndimin e gazetarëve, djegien e plotë të një veture të medias, duke shkaktuar rrezik”, potencoi Kodraliu.

Related posts

Analiza e VOA: Atentatet ndaj Donald Trump nuk ndryshojnë pikëpamjet mbi armëmbajtjet në SHBA

admin

Iraku kundërshton përdorimin e territorit të tij për të nisur kërcënime kundër Iranit

Muhamet Ramadani

Borrelli e kërcënon Bjellorusinë me shtim të sanksioneve

admin