Presidenti rus Vladimir Putin i ndau Urdhrin Aleksandër Nevsky udhëheqësit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, transmeton Anadolu.
Putin ia dha urdhrin Dodikut përmes një dekreti zyrtar, i cili u postua në portalin online të qeverisë ruse, për “kontributin e tij të madh në zhvillimin e lidhjeve kulturore-humanitare midis popujve të Rusisë dhe Bosnje e Hercegovinës”.
Urdhri Aleksandër Nevsky u jepet rusëve për kontributin në vend, duke punuar në pozicione të shërbimit civil për të paktën 20 vjet.
Urdhri u jepet gjithashtu politikanëve të huaj të shquar, figurave publike ose përfaqësuesve të tjerë, për rolin e tyre në zhvillimin e bashkëpunimit shumëpalësh me Rusinë.