Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se këtë muaj u është kompensuar vetëm 51% e pagës.
Në një reagim publik, minatorët thonë se shpresojnë që menaxhmenti ta bëjë menjëherë ekzekutimin e plotë të pagave, teksa shtojnë që loja me bukën e tyre duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.
“Shpresojmë që menaxhmenti i ndërmarrjes shqetësimin tonë ta marr me seriozitetin më të lartë, duke bëre menjeher ekzektimin e plot të pagave. Ashtu që loja me buken e minatorëve duhet të marr fund një her e përgjithmonë.Ne jemi në pritje të pagave të plota sot. Menaxhmenti duhet ti kryej detyrat e tyre”, thuhet në reagimin e Sindikatës.
Minatorët e kanë konsideruar këtë veprim të menaxhmentit si ofendim ndaj tyre.
The post Minatorët e Trepçës thonë se këtë muaj morën vetëm 51% të pagës first appeared on Radio Televizioni Iliria.