Ministrat e vendeve të Bashkimit Evropian (BE) kanë diskutuar mbështetjen e bllokut për njerëzit e prekur nga tërmetet e fundit në Turqi dhe Siri, transmeton Anadolu.
“I përditësova kolegët e mi për aktivitetet e ndryshme të ndërmarra pas tërmeteve”, u tha gazetarëve Jessika Roswall, ministrja suedeze e çështjeve të BE-së.
Në një njoftim, presidenca suedeze njoftoi se Rosswall theksoi “nevojat masive humanitare në terren dhe dha një përmbledhje të përpjekjeve të koordinimit brenda mekanizmit të integruar politik të reagimit ndaj krizave”.
Ajo gjithashtu njoftoi ministrat për konferencën e donatorëve që presidenca suedeze e BE-në dhe Komisioni Evropian po organizojnë më 16 mars për të “rritur burimet në mbështetje të rimëkëmbjes dhe lehtësimit të hershëm”.
Siç tha Roswall, BE-ja duhet “të përdorë të gjitha mjetet në dispozicionin tonë për të siguruar që ndihma të shkojë tek njerëzit në nevojë”, sepse fatkeqësia natyrore “la pas shkatërrime të tmerrshme”.
Komisioni i BE-së për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi dhe ministri suedez i Zhvillimit Ndërkombëtar, Johan Forssell, nesër do të udhëtojë në Turqi për të zhvilluar bisedime me autoritetet turke në përgatitje për konferencën e donatorëve.
Nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, 32 ekipe kërkim-shpëtimi dhe gjashtë ekipe mjekësore nga 21 vende anëtare të BE-së, si dhe tre vende të tjera evropiane pjesëmarrëse kontribuan në punën e ndihmës në Turqi.
Blloku evropian gjithashtu ka ndarë 3 miliardë euro mbështetje për organizatat humanitare që punojnë në vend dhe dërgoi 500 njësi akomodimi të përkohshme, 2 mijë tenda dhe 8 mijë shtretër nga rezervat e strategjike të bllokut.
Sipas shifrave të fundit, si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiyen jugore jetën e kanë humbur të paktën 42.300 persona.
#GAC | Press conference with Minister for EU Affairs @JessikaRoswall and Vice-President @MarosSefcovic
#EU2023SE https://t.co/CAgmJZodWC
— Swedish Presidency of the Council of the EU (@sweden2023eu) February 21, 2023