RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat e G-7 nuk u dakorduan për heqjen e centraleve të qymyrit nga funksioni

ministrat-e-g-7-nuk-u-dakorduan-per-heqjen-e-centraleve-te-qymyrit-nga-funksioni

Ministrat e vendeve të G-7 nuk arritën të bien dakord për caktimin e një date të synuar përfundimtare lidhur me heqjen nga funksioni në mënyrë graduale të centraleve me lëndë djegëse qymyrin, transmeton Anadolu.

Ministrat e Energjisë dhe Klimës të vendeve të G-7, nën udhëheqjen e kryesueses së radhës Japonisë u takuan në qytetin Sapporo të Hokkaido-s në pjesën më veriore të vendit.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar lidhur me takimin që zgjati dy ditë, thuhet se ministrat e G-7 nuk arritën të bien dakord për caktimin e një date të synuar përfundimtare lidhur me heqjen nga funksioni në mënyrë graduale të centraleve me lëndë djegëse qymyrin.

Sipas deklaratës, u riafirmua sërish angazhimi i vendeve të G-7 për të krijuar “një sektor të energjisë elektrike të dekarbonizuar plotësisht ose tërësisht deri në vitin 2035”.

Me qëllimin për të arritur objektivin neto zero në sistemet energjetike jo më vonë se në vitin 2050, u paraqit angazhimi që të përshpejtohet heqja graduale e lëndëve djegëse fosile që nuk mund të reduktohen.

Po ashtu në mënyrë kolektive ranë dakord që në krahasim me normën e vitit 2000 të reduktohen deri në vitin 2035 me të paktën 50 për qind emetimet e dioksidit të karbonit me burim stokun e automjeteve.

Teksa u theksua nevoja për reduktimin e konsumimit të gazit natyror, u bë e ditur se investimet që do të bëhen në këtë sektor mund të ndihmojnë në eliminimin e deficiteve potenciale të energjisë.

Ndërkohë u premtua se energjia e elektrike e prodhuar nga energjitë e rinovueshme do të rritet në masë të madhe dhe se deri në vitin 2030 kapaciteti i erës në det të hapur do të rritet në 150 gigavat.

Related posts

Walker i gatshëm të dëshmojë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

admin

Kryeministri palestinez dhe anëtarët e Kongresit Amerikan diskutuan riaktivizimin e procesit politik

rezart morina

Kurti: Sot imazhi i Kosovës në botë është më i miri prej se e kemi shpallur pavarësinë

rezart morina