RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat e jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të takohen në shtator

ministrat-e-jashtem-te-be-se-dhe-ballkanit-perendimor-do-te-takohen-ne-shtator

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të zhvillojnë bisedime me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor në shtator për të vlerësuar zhvillimet e fundit në rajon ndërsa blloku përgatitet për zgjerimin, njoftoi sot kryediplomati i bllokut, Josep Borrell, transmeton Anadolu.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Borrell foli me gazetarët pas një takimi dyditor jozyrtar të ministrave të mbrojtjes dhe punëve të jashtme të BE-së në Toledo të Spanjës, të organizuar nga qeveria spanjolle që mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian më 1 korrik.

Me iniciativën e presidencës spanjolle të BE-së, kryediplomatët do të mbajnë një takim të përbashkët me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor “në fund të muajit të ardhshëm”, tha Borrell.

Ai shpjegoi se takimi do të synojë “të bëjë një pasqyrë të asaj që po ndodh në Ballkan”.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel sugjeroi të hënën se vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja duhet të jenë gati për zgjerim deri në vitin 2030.

Ndërsa pranoi se zgjerimi është “proces i bazuar në merita”, Borrell argumentoi për domosdoshmërinë për të “rregulluar objektivin politik, një horizont” që mund “t’i japë shtysë politike procesit”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se do të kryesojë takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 14 shtator në Bruksel.

Ndërsa Kosova dhe Bosnjë dhe Hercegovina ende konsiderohen “kandidatë të mundshëm”, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë statusin e “vendeve kandidate”.

Related posts

Kurti nga Estonia: Kosova e rrezikuar nga sulmet kibernetike, mund të vijnë nga aleatët e Rusisë

rezart morina

Zgjedhjet në SHBA, analiza e VOA: Demokratët pro-palestinezë të zhgënjyer nga kuvendi

admin

Kalın: Lufta Rusi-Ukrainë në ‘ngërç’, por Turqia do të vazhdojë përpjekjet për paqe

admin