RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Francës shqyrtojnë zbatimin e mirëkuptimit SHBA-Iran

ministrat-e-jashtem-te-iranit-dhe-frances-shqyrtojne-zbatimin-e-mirekuptimit-shba-iran

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi dhe homologu i tij francez, Jean-Noel Barrot diskutuan për zbatimin e mirëkuptimit SHBA-Iran në një telefonatë, njoftoi sot transmetuesi shtetëror IRIB, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit, të dy ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare, duke u fokusuar në zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit.

Bisedimet, të mbajtura të hënën në mbrëmje, u përqëndruan në dispozitat e memorandumit dhe procesin e zbatimit të tij, që synonin t’i jepnin fund luftës dhe të çonin përpara negociatat midis palëve.

Memorandumi, nën ndërmjetësimin e Pakistanit, hyri në fuqi më 18 qershor, pasi u nënshkrua në mënyrë elektronike nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe ai i SHBA-së, Donald Trump.

Ai siguron një kornizë për përfundimin e konfliktit dhe adresimin e çështjeve të pazgjidhura midis Uashingtonit dhe Teheranit përmes negociatave, përfshirë ndërprerjen e armiqësive, lehtësimin e sanksioneve, dosjen bërthamore, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe marrëveshjet më të gjera të sigurisë rajonale.

Related posts

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Fatmir Limaj: Jemi në bisedime me LDK, asnjë takim me PDK

admin

Radev për maqedonasit: E rrisim eksportin e energjisë, por harroni të kaluarën

admin

OBI dhe 21 shtete hedhin poshtë njohjen e Somalilandit nga Izraeli

Muhamet Ramadani