RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat e jashtëm të SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit diskutojnë ar’mëpushimin në Ga’za dhe shk’ëmbimin e pe’ngjeve

ministrat-e-jashtem-te-shba-se,-katarit-dhe-egjiptit-diskutojne-ar’mepushimin-ne-ga’za-dhe-shk’embimin-e-pe’ngjeve

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani dhe ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdelatty, diskutoi sigurimin e armëpushimit në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti amerikan i Shtetit të SHBA-së, thuhet se Blinken zhvilloi biseda telefonike me ministrat Al-Thani dhe Abdelatty.

Në bisedën ku u diskutua për rëndësinë e qetësimit të tensionit në rajon dhe përfundimit të armëpushimit në Gaza, u theksua përkushtimi i tyre ndaj deklaratës së përbashkët të lëshuar nga SHBA, Katari dhe Egjipti për armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza.

Gjatë bisedës u theksua se asnjë palë në rajon nuk duhet të ndërmarrë hapa që do të dëmtojnë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa Blinken falënderoi Al-Thanin për rolin kritik që ka luajtur Katari në punën për paqen e përhershme në rajon.

– Biseda me ministrin Abdelatty

Blinken dhe Abdelatty në bisedën e tyre ranë dakord për të vazhduar punën e tyre të përbashkët për t’i dhënë fund konfliktit në Sudan. Sekretari amerikan falënderoi homologun e tij egjiptian për rolin që ka ndërmarrë në bisedimet që vazhdojnë për Sudanin në Zvicër.

Po ashtu Blinken përgëzoi ministrin Abdelatty për përpjekjet e Egjiptit për të arritur një armëpushim në Gaza, i cili do të sigurojë lirimin e pengjeve dhe do të rriste ndihmën humanitare për rajonin.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga SHBA-ja, Egjipti, dhe Katari më 8 gusht për sigurimin e armëpushimit dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza, i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit për rifillimin e negociatave në Kajro ose Doha më 15 gusht.

Related posts

Iran: Djegia e Kuranit në Suedi synon të nxisë dhunën anti-muslimane

admin

DASH: Shitja e avionëve F-35 Greqisë forcon paqen në rajon

admin

Britania rikthen fondet për UNRWA

RTI