RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iran: Djegia e Kuranit në Suedi synon të nxisë dhunën anti-muslimane

iran:-djegia-e-kuranit-ne-suedi-synon-te-nxise-dhunen-anti-muslimane

Irani të shtunën dënoi ashpër djegien e Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, nga një ekstremist i djathtë suedez-danez në Suedi, duke e quajtur atë një përpjekje për të nxitur urrejtje dhe dhunë kundër muslimanëve.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Nasser Kanaani tha se disa vende evropiane nën pretekstin e rremë të mbrojtjes së lirisë së fjalës “lejojnë elementët ekstremistë dhe radikalë të përhapin urrejtje kundër shenjtërive dhe vlerave islame”.

Rasmus Paludan, lideri i Partisë Stram Kurs (Hard Line), nën mbrojtjen e policisë dhe me lejen e qeverisë, dogji një kopje të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm të shtunën.

Kanaani tha se pavarësisht theksit të fortë mbi të drejtat e njeriut në Islam, evropianët vazhdojnë të “institucionalizojnë anti-islamizmin dhe islamofobinë” në shoqëritë e tyre.

Ai shtoi se përdhosja e Kuranit është një “shembull i qartë i përhapjes së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës kundër muslimanëve”, i cili “nuk ka të bëjë me lirinë e fjalës dhe mendimit”.

Zëdhënësi theksoi se muslimanët në mbarë botën presin që qeveria suedeze të “parandalojë përsëritjen” e incidenteve të tilla dhe të sigurojë që akti të mos mbetet i pandëshkuar.

Paludan, ekstremisti i ekstremit të djathtë, ka fituar famë për aktivitetet e tij anti-islamike.

Në prill të vitit të kaluar, ai shpalli një “tur” djegie të Kuranit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. /mesazhi

Related posts

Truss: BM po punon me Evropën për disa çështje, por nuk afrohet më shumë se kaq

admin

Japoni, urdhërohet evakuimi i mbi 100 mijë njerëzve për shkak të reshjeve intensive – VIDEO

admin

Mozambik, rritet numri i viktimave nga epidemia e kolerës

rezart morina