RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Rusisë diskutojnë rreth bisedimeve për Sirinë

ministrat-e-jashtem-te-turqise-dhe-rusise-diskutojne-rreth-bisedimeve-per-sirine

Ministri i Jashtëm turk dhe homologu i tij rus nëpërmjet një telefonate diskutuan takimin e fundit katërpalësh për Sirinë, njoftuan burime diplomatike turke, transmeton Anadolu.

Burimet nuk ndanë informacione të mëtejshme në lidhje me bisedën telefonike mes ministrave Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sergey Lavrov.

Çavuşoğlu, Lavrov, ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian dhe ai i Sirisë Faisal Mekdad u takuan në Moskë më 10 maj për të shkëmbyer pikëpamjet mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Sirisë dhe për të diskutuar luftën kundër terrorizmit, proceset politike dhe çështjet humanitare, duke përfshirë kthimin vullnetar, të sigurt dhe dinjitoz të sirianëve.

Dhjetorin e kaluar, ministrat e mbrojtjes dhe shefat e inteligjencës të Turqisë, Rusisë dhe administratës së Damaskut u takuan në Moskë dhe ranë dakord të vazhdojnë takimet për të siguruar stabilitetin në Siri dhe rajonin më të gjerë.

Related posts

Analiza e DW: Personat civilë në Ukrainë, shënjestër e sulmeve me dronë rus

admin

Greta Thunberg u arrestua në protestën pro Palestinës në Malmo

rezart morina

Tërmet në Mal të Zi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

RTI