RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan lirohet me kusht

ish-kryeministri-pakistanez-imran-khan-lirohet-me-kusht

Gjykata kundër terrorizmit (ATC) në Islamabad shqiptoi lirimin me kusht për ish-kryeministrin pakistanez Imran Khan në më shumë raste, transmeton Anadolu.

Khan, i cili ka më shumë se 100 raste të ngritura kundër tij që kur u largua nga pushteti vitin e kaluar, udhëtoi në kryeqytetin Islamabad për t’u paraqitur para ATC-së.

Sipas mediave pakistaneze, gjykata shqiptoi lirimin me kusht deri më 8 qershor për ish-kryeministrin në të paktën tetë raste.

Raste të ndryshme janë ngritur kundër Khan pas dhunës që shpërtheu jashtë Kompleksit Gjyqësor Islamabad gjatë një prej paraqitjeve të tij para gjykatës në mars.

I shoqëruar nga gruaja e tij Bushra Bibi, Khan tani duhet të paraqitet përpara Byrosë Kombëtare të Përgjegjshmërisë (NAB), që është organ mbikqyrës kundër korrupsionit, në një çështje që ka të bëjë me Fondin Al-Qadir.

Sipas Farrukh Habib, ndihmësit të Khan-it dhe udhëheqësit të partisë Pakistani Tehreek-e-Insaf, ka “rreth 150 raste” të ngritura kundër Khan-it.

Pakistani është përfshirë nga trazirat politike, të shoqëruara nga një ekonomi e dobësuar, që nga rrëzimi i Khan-it përmes votimit të mosbesimit në prill 2021. Khan ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, të cilat përndryshe janë planifikuar për në tetor të këtij viti.

Ai gjithashtu ka rënë në konflikt me ushtrinë, që ka fuqi të konsiderueshme në vend, dhe po përballet me shumë raste për të cilat mbështetësit e tij pretendojnë se janë të motivuara politikisht.

Ai u arrestua nga NAB, por arrestimi i tij u shpall i paligjshëm nga gjykata e lartë e vendit dhe më pas u lirua me kusht.

Khan dhe gruaja e tij Bushra Bibi akuzohen për korrupsion në një rast të vitit 2020 ku është i përfshirë një institucionin arsimor dhe një manjat pronash.

Khan dhe udhëheqësit e partisë së tij, megjithatë, i kanë mohuar akuzat. Ish-kryeministri pakistanez gjithashtu i shpëtoi një atentati gjatë një mitingu në nëntor të vitit të kaluar.

Related posts

Osmani dënon kërcënimet e Serbisë ndaj policëve të Kosovës: Kjo fushatë duhet ndalur

admin

“Që nga 7 tetori janë kryer mbi 490 sulme nga Izraeli në qendrat shëndetësore në territoret palestineze”

rezart morina

Një delegacion i Huthive takohet me përfaqësues të Arabisë Saudite

admin