RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministri çek: Integrimet e Kosovës në BE, lidhen ngushtë me rrjedhën e dialogut Prishtinë-Beograd

ministri-cek:-integrimet-e-kosoves-ne-be,-lidhen-ngushte-me-rrjedhen-e-dialogut-prishtine-beograd

Ministri për Çështje Evropiane të Republikës Ceke, Martin Dvořák, deklaroi se integrimet e mëtutjeshme të Kosovës në Bashkimin Evropian, janë të lidhura ngushtë më rrjedhën e dialogut Prishtinë-Beograd.

Gjatë një konference të përbashkët me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, ministri çek e përshëndeti liberalizimin e vizave.

Ndër të tjerash, Dvořák rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Çekisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Integrimet e mëtutjeshme të Kosovës në BE, janë të lidhur ngushtë me dialogun me Beogradin. Çekia në afat të gjatë ka qenë mbështetëse e përpjekjeve euroatlantike të Kosovës, apo rritjet e bëra gjatë presidencës së Çekisë, qoftë Këshillit të Evropës. Jam i kënaqur që qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në shtetet e BE-së. Po ashtu, konfirmoi që mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Sic e ritheksova, Çekia ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i afërt i Kosovës”, deklaroi Dvořák para mediave.

Ministri çek paraprakisht është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, derisa kanë folur për situatën aktuale politike dhe atë të sigurisë, forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe stabilitetin rajonal, Njëherit është theksuar domosdoshmëria e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në NATO dhe BE.

Related posts

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Nëse temperaturat nuk ulen deri në fund të vitit…

admin

Ukraina pretendon se janë vrarë mbi 49 mijë ushtarë rusë në luftë

admin

Hilli dhe Braathu bisedojnë me Bërnabiqin për planin shtatë pikësh për Luginën

admin