RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri danez: UNRWA mbetet jetike për civilët në Gaza

ministri-danez:-unrwa-mbetet-jetike-per-civilet-ne-gaza

Ministri danez i Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Politikës Globale të Klimës, Dan Jorgensen, deklaroi se Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA) ruan rëndësinë e saj për civilët në nevojë që jetojnë në Gaza, transmeton Anadolu.

Deklarata e bërë nga Jorgensen pas takimit të tij me Komisionerin e Përgjithshëm të UNRWA-së, Philippe Lazzarini, u publikua në platformën e mediave sociale X nga Ministria e Jashtme e Danimarkës.

Sipas deklaratës, Jorgensen deklaroi se duhet të kryhet një hetim “i plotë dhe transparent” kundër pretendimeve të zyrtarëve izraelitë se disa punonjës të UNRWA-së mbështetën Hamasin më 7 tetor 2023. “UNRWA vazhdon të jetë me rëndësi jetike për civilët në nevojë (në Gaza)”, ka deklaruar Jorgensen.

Funksioni i UNRWA-s dhe pretendimet e Izraelit

Financuar nga kontributet vullnetare të shteteve anëtare të OKB-së, UNRWA ka qenë organizata kryesore që ofron ndihma humanitare si në ushqim, shëndetësi, arsim dhe strehim për refugjatët palestinezë që kur filloi aktivitetet e saj në vitin 1950. Agjencia ofron mbështetje për 5,9 milionë refugjatë palestinezë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, kishte kërkuar një hetim urgjent mbi pretendimet e zyrtarëve izraelitë se personeli i UNRWA-së ishte i përfshirë në sulmet e 7 tetorit 2023. UNRWA gjithashtu nisi një hetim mbi akuzat e Izraelit.

Related posts

Erdogan bën thirrje për përfundimin e luftës SHBA-Izrael me Iranin para përshkallëzimit të saj në rajon

Hevzi

Mijëra njerëz protestojnë në Nangarhar të Afganistanit pas sulmeve ajrore pakistaneze

Irfan Jahiu

“Mundësia për luftë në Europë, reale”, Albin Kurti: Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës janë në rritje

admin