RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Ministri grek i mbrojtjes do ta vizitojë Turqinë

ministri-grek-i-mbrojtjes-do-ta-vizitoje-turqine

Ministri Panagiotopoulos do të vizitojë provincën turke të Hatayit, një nga rajonet e goditura nga tërmeti i 6 shkurtit.

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikolaos Panagiotopoulos, do të vizitojë Turqinë me ftesë të ministrit turk të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Sipas informacioneve nga burime në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, më 4 prill, Panagiotopoulos do të vizitojë provincën turke të Hatayit, i cili u godit nga tërmeti.

Panagiotopoulos do të shoqërohet nga ministri turk Akar gjatë vizitës së tij në Hatay.

Më pas, dy ministrat do të zhvillojnë një takim dypalësh.

Ndryshe, Akar dhe Panagiotopulos kanë biseduar me telefon më 9 mars, gjatë së cilës janë pajtuar që agjenda mes dy vendeve të zhvillohet në bazë të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Related posts

Marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë dhe tensionet me Serbinë/ Flet për News24 ambasadori i Kosovës në Tiranë, Durmishi: Presim të nisë hekurudha Durrës-Prishtinë

admin

“Po hidhen poshtë amendamentet për…”/ Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, çfarë po ndodh në mbledhjen e Asamblesë Kombëtarë të KiE

admin

Ministri Damka priti delegacionin e MTI-së nga Turqia, të gatshëm për bashkëpunime

admin