RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Ministri grek i mbrojtjes do ta vizitojë Turqinë

ministri-grek-i-mbrojtjes-do-ta-vizitoje-turqine

Ministri Panagiotopoulos do të vizitojë provincën turke të Hatayit, një nga rajonet e goditura nga tërmeti i 6 shkurtit.

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikolaos Panagiotopoulos, do të vizitojë Turqinë me ftesë të ministrit turk të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

Sipas informacioneve nga burime në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, më 4 prill, Panagiotopoulos do të vizitojë provincën turke të Hatayit, i cili u godit nga tërmeti.

Panagiotopoulos do të shoqërohet nga ministri turk Akar gjatë vizitës së tij në Hatay.

Më pas, dy ministrat do të zhvillojnë një takim dypalësh.

Ndryshe, Akar dhe Panagiotopulos kanë biseduar me telefon më 9 mars, gjatë së cilës janë pajtuar që agjenda mes dy vendeve të zhvillohet në bazë të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Related posts

Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë për sulme të reja me raketa dhe dronë nga Irani

Hevzi

Familja e gazetares Abu Akleh refuzon versionin izraelit për vrasjen

admin

Parandalohet kontrabandimi i afro 4 mijë kilogramë specave nga Serbia

admin