RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri Hoxha takohet në Dublin me komisaren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos

ministri-hoxha-takohet-ne-dublin-me-komisaren-evropiane-per-zgjerimin,-marta-kos

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, është takuar me komisaren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e takimit joformal të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (BE), që po zhvillohet në Dublin të Irlandës, transmeton Anadolu.

Përmes një postimi në platformën sociale X, Hoxha tha se me Kos ka shkëmbyer pikëpamje mbi dinamikat aktuale të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, perspektivat e tij dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentit të negociatave.

“Për Shqipërinë, objektivi mbetet i qartë: të ecim përpara me vendosmëri dhe të mbyllim sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke vazhduar të përmbushim reformat dhe angazhimet”, tha Hoxha.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet plotësisht e fokusuar në punën përpara dhe e vendosur të ruajë ritmin e negociatave, duke shtuar se procesi i zgjerimit bazohet në meritë, ritëm dhe rezultate.

Related posts

VIDEO/ Dimri polar godet keq Lindjen e Largët të Azisë dhe Rusisë, 2 metra borë dhe gjithçka e paralizuar! Mot i pa parë prej 60 vitesh, çfarë thonë shkencëtarët! Shikoni pamjet

admin

Blinken thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet në Rafah, mbroni civilët

Muhamet Ramadani

Paralajmërimi i frikshëm i Kasparovit: Sipas tij, këtë do bëjë Rusia këtij viti…

Kushtrim Guraj