RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri Hoxha takon homologun e Maqedonisë së Veriut

ministri-hoxha-takon-homologun-e-maqedonise-se-veriut

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Ervin Hoxha, ka pritur në një takim ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë thuhet se dy ministrat diskutuan hapat konkretë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të përbashkët.

“Palët folën veçanërisht për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar dhe lehtësimin e regjimit të kalimit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Qafë Thanë/Kafasan; Rehabilitimin dhe rikonstruksionin e pikës së kalimit kufitar Bllatë/Spas dhe aplikimin e ‘One Stop Shop’ edhe në këtë pikë; Ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes dhe projekteve infrastrukturore për pikën e përbashkët kufitare Xhepisht – Trebishtë, me qëllim rritjen e numrit të banorëve përfitues për lehtësi në qarkullim”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe mbi menaxhimin, kontrollin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të vijës kufitare mes dy shteteve, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për luftën kundër krimit të organizuar, si dhe parandalimin dhe menaxhimin e migracionit të paligjshëm.

Më tej, theksohet se dy ministrat ndanë pikëpamjet mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Shpreha bindjen tonë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane është alternativa e vetme dhe më e mirë, për një demokraci të qëndrueshme dhe për më shumë siguri e stabilitet në rajon dhe në Evropë”, ka theksuar ministri Hoxha.

Related posts

Shtohet spiunazhi rus dhe kinez në Gjermani! Nga lufta në Ukrainë, interesat ekonomike dhe sulmi ndaj demokracisë, ja motivet e tyre

admin

Dronët rus shkelën sërish hapësirën ajrore të Moldavisë, reagon Kaja Kallas: E papranueshme, po rrezikojnë trafikun ajror civil!

admin

Stoltenberg: NATO, bisedime për t’i vënë armët bërthamore në gjendje gatishmërie

admin