RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Brendshëm i Venezuelës: Sulmi i SHBA-së la 100 të vdekur

ministri-i-brendshem-i-venezueles:-sulmi-i-shba-se-la-100-te-vdekur

Sulmi i SHBA-së ndaj Venezuelës në fundjavë ka lënë 100 persona të vdekur, njoftoi ministri i Brendshëm i vendit, transmeton Anadolu.

Sipas rrjetit televiziv “teleSUR”, ministri i Brendshëm Diosdado Cabello ka thënë se presidenti Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u plagosën gjatë sulmit të së shtunës.

Cabello ka nderuar Maduron, bashkëshorten e tij dhe personat e vrarë në operacionin ushtarak amerikan. “Venezuela nuk do të dorëzohet sepse është një komb me histori dhe trashëgimi”, ka thënë ai për televizionin shtetëror.

“E gjithë bota tani e di se Nicolas Maduro është një rob lufte dhe se SHBA-ja ka shkelur të gjitha normat e bashkëjetesës ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Forcat amerikane kryen sulme ajrore ndaj disa objektivave në pjesën veriore të vendit ndërsa forcat speciale realizuan bastisje në Karakas për të kapur Maduron dhe Floresin dhe për t’i dërguar ata në SHBA.

Gjatë seancës së tyre të parë në një gjykatë në Nju Jork për akuza që lidhen me drogën dhe armët, Maduro dhe Flores u deklaruan të pafajshëm.

Related posts

“Situatë e tensionuar e sigurisë”/ Serbia bllokon kalimin në kufi, Kosova thirrje qytetarëve: Shmangni me çdo kush kalimin nëpër territorin serb

admin

Regjisori i famshëm hollivudian dhe gruaja e tij u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Los Angeles, arrestohet djali 32-vjeçar nën dyshimin për vrasje

admin

Shefi i OBSH-së: Bota po përballet me rritje të rasteve të koronavirusit dhe lisë së majmunit

admin