RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm hungarez: Turqia, partner i besueshëm dhe i drejtë tranziti energjetik

ministri-i-jashtem-hungarez:-turqia,-partner-i-besueshem-dhe-i-drejte-tranziti-energjetik

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, nënvizoi rëndësinë e Turqisë si një “partner i besueshëm dhe i drejtë tranziti”, duke theksuar rolin kyç të Ankarasë në garantimin e sigurisë së furnizimeve energjetike të Evropës, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën amerikane sociale X, Szijjarto, i cili mbërriti në Stamboll së bashku me kryeministrin Viktor Orban dhe të tjerë, tha se u mbajt takimi i parë i Mekanizmit të Përbashkët të Konsultimit Turqi-Hungari, me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, këshilltarëve të sigurisë kombëtare dhe përfaqësuesve kryesorë të industrisë së mbrojtjes.

Szijjarto theksoi se të dy vendet “qëndrojnë së bashku” në thirrjen për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nëpërmjet negociatave, duke shtuar se Budapesti dhe Ankaraja “dënojnë sulmet kundër rrugëve të furnizimit me energji”, qoftë ato që shënjestrojnë tubacionet e naftës në Rusi apo anijet tregtare në Detin e Zi.

“Turqia është një partner i besueshëm dhe i drejtë tranziti. Këtë vit, rreth 8 miliardë metra kub gaz do të arrijnë në Hungari përmes gazsjellësit ‘TurkStream’”, tha ai.

Turqia dhe Hungaria nënshkruan sot marrëveshje në shumë fusha, përfshirë aviacionin, sigurinë, teknologjinë, kulturën dhe arsimin, për forcimin e lidhjeve dypalëshe.

Related posts

Sa kushton haxhi në vendet e rajonit?

Muhamet Ramadani

Krerët e IAEA-së dhe Rosatom-it diskutojnë situatën rreth termocentralit bërthamor iranian

admin

Gjermania mbështet kontrollin e qeverisë siriane mbi forcat e sigurisë në të gjitha rajonet

Muhamet Ramadani