RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm i Moldavisë: Rusia mund të destabilizojë kombin tonë

ministri-i-jashtem-i-moldavise:-rusia-mund-te-destabilizoje-kombin-tone

Ministri i Jashtëm Nicu Popescu ka deklaruar se Moldavia është përgatitur për një spektër të plotë kërcënimesh, mes frikës se Rusia mund të intensifikojë përpjekjet për të destabilizuar kombin e vogël që tashmë po lëkundet nga lufta në Ukrainën fqinje.

Tensionet midis Rusisë dhe Moldavisë janë rritur muajt e fundit pasi raketat ruse që synojnë Ukrainën kanë hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe autoritetet kanë fajësuar Kremlinin për nxitjen e protestave antiqeveritare, diçka që ai e mohon.

Siç raportojnë mediat e huaja, presidentja moldave Maia Sandu gjithashtu akuzoi Moskën javën e kaluar për planifikimin e një grushti shteti për të përmbysur qeverinë, ndërsa zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin tha të hënën se marrëdhëniet midis dy vendeve ishin shumë të tensionuara.

Në një intervistë telefonike me Reuters Popesku, ministri i punëve të jashtme dhe integrimit evropian i Moldavisë, tha se Kishinau ishte i përgatitur, pjesërisht falë mbështetjes nga partnerët e tij ndërkombëtarë.

“Institucionet tona kanë planifikuar përgjigje në të gjithë spektrin e kërcënimeve. Sigurisht që kemi mjete të kufizuara, por në të njëjtën kohë nuk jemi vetëm në këtë”, tha ai.

Presidenti i SHBA Joe Biden konfirmoi të martën mbështetjen e tij për sovranitetin e Moldavisë në një takim me Sandu në Varshavë. Pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar kishte shkaktuar frikë që në fillim se Moska do të përpiqej të pushtonte rajonin separatist të Transdniestrisë të Moldavisë, ku ajo mban një prani të vogël trupash. Por Popesku tha se suksesi i Ukrainës në mposhtjen e forcave ruse e ka zvogëluar këtë mundësi. /dosja

Related posts

BM: Rusisë po i mbarojnë rezervat e municioneve

admin

Ministri turk i Mbrojtjes uron Maqedoncin për detyrën e re

rezart morina

Presidenti Erdoğan shpreh ngushëllime për vdekjen e dijetarit musliman, Karadavi

admin