RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm i Turqisë takon zyrtarët e opozitës siriane në Ankara

ministri-i-jashtem-i-turqise-takon-zyrtaret-e-opozites-siriane-ne-ankara

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, priti për bisedime zyrtarë të opozitës siriane në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu u takua me Salem al-Meslet, kryetar i Koalicionit Kombëtar, Badr Jamous, kreu i Komitetit të Negociatave dhe Abdulrahman Mustafa, kryeministër i qeverisë së përkohshme.

“Ne vlerësojmë dhe mbështesim kontributin e opozitës në procesin politik brenda kornizës së Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, shkroi Çavuşoğlu në Twitter.

Të martën, Çavuşoğlu nënvizoi se duhet të ndërmerren hapa për paqen e qëndrueshme në Siri, duke shtuar se regjimi i Asadit në Siri nuk duhet ta shohë opozitën si terroriste.

“Që në fillim Turqi ka thënë se procesi më i rëndësishëm është ai politik”, tha kryediplomati turk. /aa

Related posts

Si Izraeli shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për të ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Kushtrim Guraj

Stuhi e fuqishme në zonën pranë Torinos, pesë të zhdukur dhe 120 të zhvendosur

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet/ Vetëvendosje merr edhe mandatin e 51 nga votat me postë, e pëson AAK-ja

admin