RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm serb, Daçiq: Serbia e dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

ministri-i-jashtem-serb,-daciq:-serbia-e-denon-sulmin-e-rusise-ndaj-ukraines

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë tha se: “Serbia dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe nuk është politikisht neutrale për këtë çështje”, transmeton Anadolu.

Daçiq, i cili ishte në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara (OKB) këtë javë, dha deklaratë për “Zërin e Amerikës” programi në gjuhën serbe lidhur me qëndrimin e vendit të tij ndaj luftës Rusi-Ukrainë.

Ai tha se respektojnë integritetin territorial të Ukrainës. “Ne votuam të gjitha rezolutat që dënojnë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, theksoi Daçiq.

“Serbia dënon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe nuk është politikisht neutrale për këtë çështje”, tha ai.

Daçiq argumentoi se kur ishte fjala për Kosovën ishin zbatuar “standarde të dyfishta”.

Duke thënë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) është ndër prioritetet e politikës së jashtme të vendit të tij, Daçiç tha: “Anëtarësimi në BE është një lloj vendimi politik, përtej të qenit një çështje teknike që do të thotë se çdo vend duhet të përmbushë kriteret prioritare. Personalisht, mendoj se realizimi i kësaj është avantazh i madh për rajonin tonë”.

Related posts

Numri i të vdekurve rritet në 30 pasi Izraeli rrafshoi një ndërtesë civile pranë spitalit

Muhamet Ramadani

Përfshihet nga zjarri depo e një kompanie për prodhimin e parketit në Drenas

admin

Ministri ekstremist izraelit sulmon sërish Xhaminë Al-Aksa në Jeruzalem

RTI