RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm turk do të vizitojë Irakun

ministri-i-jashtem-turk-do-te-vizitoje-irakun

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Irak, njoftoi Ministria e Jashtme turke, raporton Anadolu.

Gjatë vizitës së tij treditore, Fidan do të mbajë takime të nivelit të lartë në Bagdad dhe Erbil, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Vizita do të krijojë favore për të diskutuar mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat me Irakun në bazë të një agjende pozitive, si dhe për të shkëmbyer mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Rivendosja e stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme në Irak është jashtëzakonisht e rëndësishme për Turqinë dhe Ankaraja zyrtare mbështet fuqimisht integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin politik të Irakut.

Related posts

Roja bregdetare turke shpëtoi 86 emigrantë të parregullt në brigjet e Detit Egje

admin

Inkursioni në Kursk, Presidenti Zelensky: Ushtria ukrainase ka forcuar pozicionet në rajon

admin

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, analiza e REL: Rëndësia e tyre e madhe ka bërë që miliarderët të mos rrinë duarkryq! Ja mënyrat e financimit të fushatave dhe nga vijnë “paratë e errëta”

admin