Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan mori pjesë sot në një takim të grupit të përbashkët të punës në kryeqytetin e Nigerit, Niamey. Ai udhëtoi në vendin e Afrikës Perëndimore në një vizitë zyrtare njëditore, raporton Anadolu.
Fidan shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yașar Güler, ministri i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, shefi i inteligjencës Ibrahim Kalın, sekretari i Industrive të Mbrojtjes Haluk Görgün dhe zëvendësministri i Tregtisë Özgür Volkan. Sesioni u kryesua nga kryeministri i Nigerit Ali Mahamane Lamine Zeine, tha ministria e Jashtme turke në X.
Burimet diplomatike të martën thanë se priten të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe politike dhe ekonomike, zhvillimet aktuale në rajonin e Sahelit dhe çështjet rajonale, përfshirë konfliktin Izrael-Palestinë.