RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm turk pritet nga mbreti Abdullah i Jordanisë në Aman

ministri-i-jashtem-turk-pritet-nga-mbreti-abdullah-i-jordanise-ne-aman

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u prit të mërkurën nga Mbreti i Jordanisë, Abdullahu II, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të publikuar në llogarinë e Ministrisë së Jashtme të Turqisë në NSosyal, Fidan është takuar me monarkun jordanez në kryeqytetin Aman.

Nuk janë dhënë ende detaje të tjera lidhur me takimin.

Më herët gjatë së mërkurës, Fidan mori pjesë edhe në një takim ministror për Kudsin, të organizuar nga Jordania.

Gjatë takimit, Fidan tha se afro 20 vende islame diskutuan për “masa kolektive” kundër shkeljeve të fundit të Izraelit në Xhaminë Al-Aksa, duke theksuar se krizat rajonale nuk duhet të largojnë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga zhvillimet në territoret e pushtuara palestineze.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga Anadolu pas takimit, Fidan tha se pjesëmarrësit u përqendruan ekskluzivisht në veprimet e fundit izraelite që kanë në shënjestër Xhaminë Al-Aksa.

Related posts

Teherani thotë se Irani, Turqia dhe Pakistani janë ndër shtetet kryesore myslimane përgjegjëse për avancimin e unitetit

admin

Kryeministri britanik nën presion për t’i kërkuar Trumpit të heq dorë nga veprimet ligjore ndaj BBC-së

RTI

Kreu i komitetit ushtarak të NATO-s: Do jemi më agresivë ndaj sulmeve kibernetike, akteve të sabotimit dhe shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia

admin