Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan priti sot zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit dhe nënsekretaren për çështje politike Victoria Nuland, transmeton Anadolu.
Zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Yıldız, tha në “X” se dy zyrtarët shkëmbyen mendime mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, Nuland erdhi në Türkiye me ftesë të Burak Akçapar, po ashtu zëvendësministër i Jashtëm i Turqisë, në kuadër të Mekanizmit Strategjik Turqi-SHBA.
Në konsultimet gjithëpërfshirëse që do të zhvillohen gjatë takimit të Mekanizmit Strategjik, do të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe për marrëdhëniet Turqi-SHBA.