RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë: Problemi sirian duhet të zgjidhet në mënyrë tërësore – VIDEO

ministri-i-mbrojtjes-se-turqise:-problemi-sirian-duhet-te-zgjidhet-ne-menyre-teresore-–-video

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar lidhur me takimin trepalësh mes Turqisë, Rusisë dhe Sirisë tha se “Në takim diskutuam se çfarë mund të bëhet që situata në Siri dhe rajon të zhvillohet në drejtim pozitiv sa më parë duke siguruar paqen, qetësinë dhe stabilitetin”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akar, dje bashkë me kreun e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MIT) Hakan Fidan u nisën nga Ankaraja drejt kryeqytetit të Rusisë, Moskë. Akar dhe Fidan u pritën në aeroportin Vnukova nga ambasadori turk në Moskë, Mehmet Samsar dhe zyrtarë të tjerë dhe më pas kaluan direkt në Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Ministri Akar dhe kreu i MIT Fidan u takuan me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoygu dhe homologun sirian Ali Mahmoud Abbas dhe zhvilluan një takim trepalësh me krerët e inteligjencës siriane.

“Një nga elementët më kryesorë që ne potencuam në takim ishte lufta kundër terrorizmit. Respektojmë integritetin territorial dhe të drejtat e sovranitetit të të gjithë fqinjëve tanë, kryesisht të Sirisë dhe Irakut dhe se qëllimi ynë i vetëm është lufta kundër terrorizmit dhe se nuk kemi ndonjë qëllim tjetër. Synojmë të neutralizojmë anëtarët e organizatave terroriste si PKK/YPG, DEASH të cilat përbëjnë kërcënim edhe për Sirinë. Tregojmë përpjekje për garantimin e sigurisë së vendit, popullit tonë dhe të kufijve tanë”, tha Akar.

Ai tha se në kuadër të këtyre punimeve që do të kryejnë kanë bërë përpjekje që të mos ketë më tej migrim nga Siria drejt Turqisë.

“Të gjithë elementët e problemit sirian duhet të zgjidhen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe tërësore në kuadër të rezolutës 2254 të KS-OKB-së. Në këtë kuptim punimet që do të zhvillohen në ditët e ardhshme, mendojmë se do të sigurojnë kontribut serioz në rrugën që shkon drejt paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Siri”, tha Akar.

Pasi ka bërë të ditur se kanë rënë dakord për vazhdimin e takimeve trepalëshe, ministri Akar tha: “Urimi ynë është që paqja, qetësia dhe stabiliteti në rajon të vijnë sa më parë të jetë e mundur. Për këtë ashtu sikur kemi bërë deri më sot ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrat tona dhe do të sigurojmë kontributin e nevojshëm”.

Related posts

Përmbytje rekord në Rusi, mijëra njerëz të detyruar të ikin nga shtëpitë pas shkrirjes së borës

admin

Digjet objekti në veri të Kosovës, zyrtari komunal akuzon Listën Serbe

admin

Konjufca në Strasburg kërkon anëtarësimin e Kosovës në KE

rezart morina