RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe vizitë në Shqipëri

ministri-i-puneve-te-jashtme-i-emirateve-te-bashkuara-arabe-vizite-ne-shqiperi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ka realizuar një vizitë në Shqipëri, ndërkohë është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, transmeton Anadolu.

Pas takimit me kryeministrin Rama në selinë e Kryeministrisë së Shqipërisë, u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit midis Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike të Shqipërisë dhe Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pas nënshkrimit të memorandumit, Rama dhe Al Nahyan dhanë një deklaratë të përbashkët, duke u fokusuar në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështje të tjera.

Duke iu referuar memorandumit, Rama tha se është i një rëndësie të jashtëzakonshme strategjike për Shqipërinë sepse sipas tij “ka të bëjë me sovranitetin e këtij vendi, integritetin e këtij vendi dhe me atë çka është sot lloji i ri i kërcënimit ndaj sovranitetit dhe integritetit”.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend vëlla që kanë qenë të pranishëm, na kanë ardhur në ndihmë kur kemi pasur më të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm, duke e nisur me eksodin madh masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Vitet e fundit kanë shënjuar zhvillime tejet pozitive dhe një numër mbresëlënës sistematik shkëmbimesh që kanë krijuar mundësi për të ndërtuar jo vetëm programe të qëndrueshme bashkëpunimi, por po ashtu për të ndërtuar një lidhje dhe për të eksploruar së bashku për më shumë begati në mbarë këtë rajon”, u shpreh Rama.

Al Nahyan tha se në Emiratet e Bashkuara Arabe janë të nderuar që kanë 12 mijë shqiptarë, të cilët sipas tij kanë bërë një punë mjaft të mirë.

“Ju jeni një komb me shumë fat. Ja keni dalë në një periudhë kaq të shkurtër të përballoni kaq shumë sfida. Jam i lumtur të shoh që marrëdhënia jonë po rritet, por do të doja që ajo të rritej më shpejt. Dua të them se Emiratet e Bashkuara Arabe do të përpiqen që të punojnë më miqtë e tyre në Ballkan, duke vlerësuar paqen, duke vlerësuar zhvillimin dhe duke respektuar të shkuarën e historinë”, tha Al Nahyan, duke iu drejtuar kryeministrit Rama.

Ai shtoi se e shikojnë procesin e normalizimit midis Serbisë dhe Kosovës si diçka që është jashtë mase inkurajuese dhe theksoi se e mbështesin këtë proces.

Sipas Kryeministrisë së Shqipërisë, memorandumi i bashkëpunimit hap një kapitull të ri të bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike me Emiratet e Bashkuara.

Related posts

Në Srebrenicë varrosen 30 viktima të gjenocidit

admin

Ministrja Ibrahimaj: Rindërtimi në Shqipëri vazhdon me ritme të shpejta

rezart morina

Tajlandë, fitore e thellë e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme

rezart morina