Ministri i infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov do të vizitojë Turqinë sot për të diskutuar statusin e marrëveshjejes që lejon eksportin e sigurt të grurit gjatë kohës së luftës nga disa porte ukrainase të Detit të Zi.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka thënë se Kubrakov do të takohet me ministrin turk të mbrojtjes Hulusi Akar në qytetin qendror të Turqisë, Kayseri. Kjo vjen pasi Ukraina tha sot se marrëveshja e grurit ishte në rrezik të mbylljes pasi Rusia bllokoi inspektimet e anijeve në ujërat turke.
Marrëveshja e eksportit të grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja u rinovua për 60 ditë muajin e kaluar, por Rusia ka sinjalizuar se mund të mos pranojë ta zgjasë më tej nëse Perëndimi nuk heq pengesat për eksportin e grurit dhe plehrave ruse. /abcnews