RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Ukrainës do të vizitojë Turqinë për të diskutuar marrëveshjen e grurit

ministri-i-ukraines-do-te-vizitoje-turqine-per-te-diskutuar-marreveshjen-e-grurit

Ministri i infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov do të vizitojë Turqinë sot për të diskutuar statusin e marrëveshjejes që lejon eksportin e sigurt të grurit gjatë kohës së luftës nga disa porte ukrainase të Detit të Zi.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka thënë se Kubrakov do të takohet me ministrin turk të mbrojtjes Hulusi Akar në qytetin qendror të Turqisë, Kayseri. Kjo vjen pasi Ukraina tha sot se marrëveshja e grurit ishte në rrezik të mbylljes pasi Rusia bllokoi inspektimet e anijeve në ujërat turke.

Marrëveshja e eksportit të grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja u rinovua për 60 ditë muajin e kaluar, por Rusia ka sinjalizuar se mund të mos pranojë ta zgjasë më tej nëse Perëndimi nuk heq pengesat për eksportin e grurit dhe plehrave ruse. /abcnews

Related posts

Haxhiu e Kearns diskutojnë për situatën politike në Kosovë

admin

Qeveria izraelite, takim brenda tuneleve të Murit Al-Buraq të Al-Aksa-s

Muhamet Ramadani

I kërkuar nga Interpol, kapet në Kosovë shtetasi rus

admin