RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri iranian konfirmon: Izraeli kreu sulm kibernetik ndaj pikave të karburantit në Iran

ministri-iranian-konfirmon:-izraeli-kreu-sulm-kibernetik-ndaj-pikave-te-karburantit-ne-iran

Ministri iranian i Naftës, Javad Owji konfirmon se Izraeli ka kryer sulm kibernetik ndaj sistemit të internetit të përdorur nga pikat e karburantit në Iran, raporton Anadolu.

Owji e konfirmoi këtë në një konferencë për media para një pike karburanti në kryeqytetin Teheran.

“Për arsye se armiqtë sionistë dhe nga SHBA-ja kanë pësuar goditje në fronte tjera, në këtë mënyrë duan ta vënë popullin në vështirësi. Ky komplot do të marrë fund menjëherë”, tha ministri iranian.

Ai rikujtoi se një sulm kibernetik i ngjashëm ka ndodhur edhe para disa vitesh. Owji tha se disa pika karburanti po shërbejnë në mënyrë manuale dhe se problemi planifikohet të zgjidhet për disa orë.

Radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se hakerët izraelitë kanë kryer sulm kibernetik në sistemin e furnizimit me karburant në Iran.

Ministria iranian e Naftës kërkoi nga qytetarët të mos shkojnë në pikat e karburantit nëse nuk kanë nevojë urgjente derisa të zgjidhet problemi.

Related posts

Zbehen shpresat për të gjetur të gjallë nga barka e emigrantëve në Greqi

admin

Politikani shqiptar arrin në Ukrainë

admin

Kurti: Një Rusi e fortë e trimëron Serbinë

RTI