RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izrael Ben-Gvir paralajmëron për “katastrofë” mes marrëveshjes së afërt të pengjeve me Hamasin

ministri-izrael-ben-gvir-paralajmeron-per-“katastrofe”-mes-marreveshjes-se-afert-te-pengjeve-me-hamasin

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka paralajmëruar se një marrëveshje e afërt e pengjeve me Hamasin do të përfundonte në një “katastrofë”, transmeton Anadolu.

“Jam shumë i mërzitur sepse ata tani po flasin për një lloj marrëveshjeje”, tha Ben-Gvir në një deklaratë të cituar nga gazeta ‘The Times of Israel’.

“Jam i shqetësuar sepse edhe një herë po ndahemi dhe sërish nuk po na thuhet e vërteta. Dhe përsëri, ne po shtyhemi anash. Thashethemet janë se shteti i Izraelit edhe një herë do të bëjë një gabim shumë, shumë të madh në stilin e marrëveshjes së Shalit”, tha Ben-Gvir.

Një marrëveshje e shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2011 çoi në lirimin e ushtarit të kapur izraelit, Gilad Shalit, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Më herët, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, raportoi për përparim në arritjen e një marrëveshje për lirimin e izraelitëve të mbajtur nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Transmetuesi publik izraelit KAN raportoi se Katari mund të shpallë një armëpushim në Gaza, sipas të cilit do të bëhet një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve midis palestinezëve dhe izraelitëve.

Duke cituar një burim izraelit të njohur me detajet e marrëveshjes së mundshme midis Izraelit dhe Hamasit, KAN tha se marrëveshja është gati të finalizohet dhe Katari mund të shpallë kushtet sonte më vonë.

Besohet se Hamasi mban të paktën 239 izraelitë pas një sulmi ndërkufitar më 7 tetor.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Së fundmi, autoritetet në Gaza njoftuan se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në enklavën e rrethuar që nga 7 tetori është rritur në mbi 14.128, përfshirë 5.840 fëmijë dhe 3.920 gra.

Ndërkohë, numri zyrtar i vdekjeve izraelite është rreth 1.200.

Related posts

Vendet nordike zotohen të mbështesin Ukrainën

admin

Nënshkruhet memorandumi për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

admin

Rojet izraelite vrasin një palestinez pranë vendbanimit në Bregun Perëndimor

admin