RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit i drejtohet Bidenit: Nuk jemi yll tjetër në flamurin amerikan

ministri-izraelit-i-drejtohet-bidenit:-nuk-jemi-yll-tjeter-ne-flamurin-amerikan

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, reagoi ndaj presidentit amerikan Joe Biden për kritikat e tij ndaj ndërtimit të vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

“Presidenti Biden duhet të kuptojë se Izraeli nuk është më një yll tjetër në flamurin amerikan”, shkroi Ben-Gvir në Twitter.

Biden tha në një intervistë me CNN të shtunën se qeveria e koalicionit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka disa nga “anëtarët më ekstremë” që ai ka parë në Izrael.

“Nuk është i gjithë problemi i Izraelit (në Bregun Perëndimor), por ata janë pjesë e problemit … veçanërisht ata individë në kabinet që thonë … (palestinezët) nuk kanë të drejtë të jenë këtu”, tha Biden.

Ben-Gvir dhe ministri i Financave Bezalel Smotrich janë mbështetës të vendosur të zgjerimit të vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor.

“Në çfarë mënyre jam ekstremist? Duke u shpërndarë armë qytetarëve të Izraelit në mënyrë që ata të mund të mbrohen? Në atë që unë u jap mbështetjen e plotë ushtarëve dhe oficerëve tanë?”, tha Ben-Gvir.

“E ftoj Bidenin të bëjë një turne në Kuds dhe El-Halil për të parë se ekstremizmi ynë është dashuri ekstreme dhe e pamasë për shtetin e Izraelit”, shtoi ai.

Ben-Gvir ka bërë thirrje në disa raste për zgjerimin e vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor.

Muajin e kaluar, qeveria izraelite miratoi një vendim që praktikisht i dha Smotrichit gjithë kontrollin mbi miratimin e planifikimit për ndërtimin e vendbanimeve kolone në Bregun Perëndimor.

Vlerësimet tregojnë se rreth 700 mijë kolonë jetojnë në 164 vendbanime dhe 116 poste në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

Related posts

BE rregulla të rrepta për përdorimin e inteligjencës artificiale

admin

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, diskutohet për sigurinë në Kosovë

rezart morina

Nis tubimi i qytetarëve serbë në Zveçan

rezart morina