RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë Ben-Gvir bastis Xhaminë Al-Aksa – VIDEO

ministri-izraelit-i-ekstremit-te-djathte-ben-gvir-bastis-xhamine-al-aksa-–-video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, bastisi Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në orët e para të mëngjesit, Ben-Gvir hyri në Xhaminë Al-Aksa nën mbrojtjen intensive të truprojave speciale dhe forcave izraelite.

Në mesazhin e tij me pamje të publikuar nga ambientet e Xhamisë Al-Aksa, Ben-Gvir deklaroi: “Këtu jemi ne pronarë të shtëpisë. Kërcënimet e Hamasit nuk do të kenë asnjë dobi. Ne jemi pronarë të Kudsit dhe të gjithë territorit të Izraelit”.

Ministri i ekstremit të djathtë, që njihet me veprimet provokative dhe retorikën raciste dhe pro dhunës kundrejt palestinezëve, kreu të njëjtin provokim për herë të dytë që nga ardhja e tij në detyrë.

Ben-Gvir më parë hyri në xhaminë Al-Aksa më 3 janar, disa ditë para ardhjes së tij në detyrë, dhe me këtë veprim u bë ministri i parë izraelit në këtë detyrë që hyri në Xhaminë Al-Aksa pas pesë vitesh.

Kjo bastisje e Ben-Gvirit u prit me reagime dhe përshkallëzoi tensionet në territoret palestineze nën pushtim.

Krahas administratës palestineze dhe vendeve muslimane, kundër veprimeve provokative të Ben-Gvirit erdhën reagime edhe nga vendet perëndimore, përfshirë SHBA-në.

Përpara se Ben-Gvir të bëhej ministër në qeverinë e ekstremit të djathtë të formuar në fillim të këtij viti nën udhëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu, gjatë mandatit të tij si deputet ai është përmendur shpesh për shkak të bastisjeve në Xhaminë Al-Aksa, nxitjen e tij për akte dhune kundër palestinezëve dhe retorikën e tij raciste.

Ben-Gvir, i cili njihet për bastisjet në Xhaminë Al-Aksa, veprimet provokative si paraqitjen e armëve kundër palestinezëve dhe nxitjen e akteve të dhunës të kolonëve hebrenj fanatikë, identifikohet nga palestinezët si “avokati i vrasësve”, “avokati i djallit” dhe “kriminel”, pasi ai ka kryer detyrën e avokatit në gjykimet lidhur me sulmet e terrorit të hebrenjve fanatikë.

Gjithashtu, Ben-Gvir nuk e fsheh admirimin e tij për terroristin fanatik hebre Baruch Goldstein i cili në vitin 1994 bëri masakër masive duke hapur zjarr ndaj muslimanëve që po kryenin adhurime në Xhaminë Ibrahimi në Bregun Perëndimore të pushtuar.

– Shkelje e sovranitetit të Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Xhamia Al-Aksa në Kudsin Lindor në pushtimin e Izraelit është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.

Por, me vendim të njëanshëm të Izraelit dhe iniciativat e disa organizatave sioniste, që nga viti 2003, hebrenjtë nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta pa lejen e administratës dhe këto vizita, të cilat Administrata e Vakëfeve i quan bastisje, janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, kryesisht në vitin 2022.

Gjatë vitit 2022, më shumë se 48 mijë kolonë hebrenj bastisën Xhaminë Al-Aksa sipas të dhënave të Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila ka njoftuar se viti i kaluar ishte viti më i theksuar në aspektin e shkeljeve kundrejt Xhamisë Al-Aksa.

Related posts

Festa e Fitër Bajramit, presidentja Osmani: Le të shërbejë kjo ditë për t’u ofruar me njëri-tjetrin

rezart morina

Shefi i NATO-s thekson nevojën për një vendim “të shpejtë” të Kongresit të SHBA-së për të mbështetur Ukrainën

rezart morina

Altun: Teknologjia e inteligjencës artificiale, realitet në botën e medias

admin