RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Izraeli ende synon largimin e palestinezëve nga Gaza

ministri-izraelit-i-mbrojtjes:-izraeli-ende-synon-largimin-e-palestinezeve-nga-gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka deklaruar se largimi i palestinezëve nga Rripi i Gazës mbetet, sipas tij, “zgjidhja e vetme” për të ardhmen e territorit.

Duke folur të mërkurën në një konferencë të organizuar nga media izraelite Ynet, Katz tha se “nuk ka zgjidhje reale për Gazën” pa atë që ai e përshkroi si “migrim” të palestinezëve.

Katz tha gjithashtu se plani për largimin e palestinezëve nuk është anuluar nga presidenti amerikan Donald Trump, por vetëm është “ngrirë” për momentin. Sipas tij, çështja vazhdon të diskutohet dhe se zbatimi i saj do të kërkonte mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

“Besoj se në fund nuk ka zgjidhje tjetër, për të mirën e të gjithëve”, tha Katz.

Deklaratat vijnë në një kohë kur Gaza vazhdon të përballet me pasoja të rënda humanitare dhe kufizime të ndihmave dhe rindërtimit, pavarësisht armëpushimit të arritur në tetor 2025.

Plani për largimin e palestinezëve nga Gaza është kundërshtuar ashpër nga vendet arabe dhe organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat e kanë cilësuar atë si një përpjekje për spastrim etnik.

Senatori amerikan Chris Van Hollen reagoi ndaj deklaratave të Katz, duke thënë se ato konfirmojnë shqetësimet e ngritura më herët se Izraeli synon të largojë palestinezët nga territori. Ai bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara t’i japin fund bashkëpunimit në këtë drejtim. /mesazhi

Related posts

Irani godet “sisteme amerikane të radarëve dhe mbrojtjes ajrore” në Kuvajt dhe Bahrein

Hevzi

Rrëzimi i Ligjit për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, Kurti: Drejtësi do të ketë, Ministria të fillojë menjëherë ndryshimet

admin

Evropa shqyrton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në vende të treta

RTI