RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri Mucunski paralajmëron fazë të re në marrëdhëniet ekonomike me Emiratet e Bashkuara Arabe

ministri-mucunski-paralajmeron-faze-te-re-ne-marredheniet-ekonomike-me-emiratet-e-bashkuara-arabe

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski paralajmëroi fazë të re në marrëdhëniet ekonomike me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), me qëllim ndërtimin e një “partneriteti specifik dhe të veçantë”, transmeton Anadolu.

Duke folur në një emision në MTV 1, Mucunski deklaroi se ekziston interes serioz nga EBA për investime në Maqedoninë e Veriut si dhe një dialog institucional aktiv për përgatitjen dhe nënshkrimin e dy marrëveshjeve të rëndësishme, marrëveshje për partneritet strategjik dhe marrëveshje për tregti të lirë.

Ai theksoi se marrëveshja për partneritet strategjik do të lehtësojë investimet e ndërsjella ndërsa marrëveshja për tregti të lirë do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

Sipas tij, interesi nga ana e EBA është konkret ndërsa ekzistojnë edhe mundësi financimi, me një portofol të gjerë projektesh potenciale.

– “Qeveria ka qëllim të qartë për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve”

Ai shtoi se Qeveria, së bashku me institucionet kompetente, po i qaset me kujdes dhe përgjegjësi realizimit të këtyre marrëveshjeve.

Ministri theksoi se Qeveria ka synim të qartë për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve përmes tërheqjes së investimeve të huaja dhe mbështetjes së kompanive vendase.

Si konfirmim i seriozitetit të bisedimeve, Mucunski përmendi pjesëmarrjen e tij të fundit në forumin e mbyllur “Sir Bani Yas” në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku, siç theksoi, ishte ministri i parë i Punëve të Jashtme nga Maqedonia e Veriut i ftuar për të marrë pjesë.

Related posts

KFOR-i i përgjigjet Serbisë lidhur me kthimin e një numri të trupave serbe në Kosovë

admin

SHBA dërgojnë për herë të parë trupa tokësore në Nigeri kundër ISIS

admin

Bolivia mbështet presidentin e Brazilit për deklaratën në të cilën akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza

Muhamet Ramadani