Ministri i Mbrojtjes së Suedisë, Pal Jonson tha se vendi i tij do të luftojë së bashku me Turqinë kundër terrorizmit ndërkombëtar, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë për gazetën “Aftonbladet”, Jonson vlerësoi dakordimin e arritur mes Turqisë, Suedisë dhe NATO-s në Samitin e NATO-s në Lituani dhe vendimin e Turqisë për të referuar në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO.
“Me Turqinë do të luftojë së bashku kundër terrorizmit ndërkombëtar. Do te përkushtohemi në parandalimin e aktiviteteve të organizatës terroriste PKK në Suedi. Kjo është e rëndësishme për sigurinë tonë dhe për sigurinë e Turqisë”, deklaroi Jonson.
Në pyetjen e gazetarit “Nëse i sheh Suedia YPG/PYD-në dhe FETO-n si organizata terroriste si rezultat i dakordimit të arritur me Turqinë në takimin në Vilnius?”, ministri Jonson tha: “Për këtë nuk mund të jap përgjigje të saktë, sepse nuk isha i pranishëm në takim, ka qenë ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer”.
Ai theksoi se çështja se me cilët grupe terroriste do të luftohet është përfshirë edhe në memorandumin trepalësh të nënshkruar nga Turqi, Suedia dhe Finlanda.
Në memorandumin e nënshkruar në Samitin e NATO-s të mbajtur më 28 qershor 2022 në Madrid, thuhet se “Finlanda dhe Suedia si aleatë të ardhshëm të NATO-s do të japin mbështetje të plotë ndaj Turqisë kundër të gjitha kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare. Finlanda dhe Suedia nuk do të sigurojnë mbështetje për PYD/YPG-në dhe organizatën e cila në Türkiye përcaktohet si FETO. Finlanda dhe Suedia japin mbështetje të plotë kundër të gjitha kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare në Turqi”.
Gjithashtu edhe deklarata se “Suedia përsërit se nuk do të ofrojë mbështetje për YPG/PYD-në dhe organizatën e përcaktuar si FETO në Turqi” e cila ndodhet në deklaratën me shkrim pas takimit trepalësh Turqi, Suedi dhe NATO në Vilnius, paraqet përkushtimin e Suedisë në këtë çështje.