RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri suedez i Mbrojtjes: Prioriteti ynë më i madh është anëtarësimi në NATO

ministri-suedez-i-mbrojtjes:-prioriteti-yne-me-i-madh-eshte-anetaresimi-ne-nato

Ministri i Mbrojtjes së Suedisë, Pal Jonson tha se prioriteti më i madh i vendit të tij është anëtarësimi i plotë i vendit në NATO, raporton Anadolu.

Jonson i cili mbërriti në kryeqytetin e Japonisë, Tokio për t’u takuar me homologun e tij japonez, Yasukazu Hamada, mbajti një konferencë për media.

Ai shprehu shpresën lidhur me anëtarësimin e vendit në Aleancë deri në Samitin e NATO-s që do të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius. “Prioriteti më i madh i qeverisë së Suedisë është anëtarësimi i plotë në NATO në një kohë më të shkurt”, u shpreh ai.

Johnson tha se respektojnë Turqinë dhe Hungarinë dhe se kanë ligje të reja kundër terrorizmit për të përmbushur shqetësimet e Turqisë. “Ne besojmë se me anëtarësimin e plotë të Suedisë në NATO, krahu verior i Aleancës do të forcohet”, tha ai.

Ministri suedez theksoi se do të vazhdojnë ndihmën e tyre me armë për Ukrainën dhe se kjo është e rëndësishme për ta. Ai potencoi se fitorja e Rusisë në luftën në Ukrainë mund të jetë katastrofike për politikën suedeze dhe evropiane të sigurisë.

Sipas tij, anëtarësimi i vendit të tij në NATO do të përforcojë lidhjet me SHBA-në dhe Japoninë.

Jonson dhe Hamada pritet të takohen nesër.

Related posts

Takimi Vuçiq-Kovaçevski: Marrëdhëniet mes dy vendeve më të mirat në historinë moderne

admin

Shpërthim afër stacionit të policisë në veri, nuk ka të lënduar

Muhamet Ramadani

Serbët dalin me një kërkesë të re

Muhamet Ramadani