Ministria e jashtme e Turqisë ka ndarë të dhënat e fundit lidhur me ndihmat humanitare që kanë mbërritur në Turqi nën koordinimin e përfaqësive të jashtme pas tërmeteve të fuqishme që goditën pjesën jugore të vendit më 6 shkurt, transmeton Anadolu.
Ministria nga llogaria e saj Twitter ka bërë një postim me grafikë në të cilën përfshihen ndihmat humanitare.
Sipas saj, në zonat e tërmetit 28 shtete kanë instaluar 31 spitale fushore, ndërsa deri më tani në Türkiye kanë mbërritur 109.574 tenda, 246 kontejnerë për banim të përkohshëm dhe 1.500 njësi higjienike mobile.
Në kuadër të ndihmave humanitare, në Turqi kanë mbërritur 1.499.207 batanije, 211.839 çanta gjumi, 80.824 shtretër, 26.622 gjeneratorë, 5.928 tonë veshje, 3.222 tonë produkte mjekësore higjienike dhe 5.746 tonë ushqime.